Haradinaj përkujton Epopenë e Dukagjinit

Në 21-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Lajme

24/03/2019 13:13

Në 21-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, kryeministri i Kosovës, së bashku me presidentin Hashim Thaçi, përfaqësuesin e Familjes Jashari, Rifat Jasharin dhe të tjerë, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se, heronjtë dhe dëshmorët janë e vërteta, nderi dhe historia jonë e lavdishme.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Heronjtë dhe dëshmorët janë e vërteta, nderi dhe historia jonë e lavdishme.

Në kujtim dhe nderim të sakrifices sublime për lirinë e atdheut, homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, ku prehen përjetësisht djemtë tanë më të zot.

Dëshmorët e 24 Marsit, Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj do të jenë burim frymëzimi për ta mbrojtur të drejtën tonë, sot, nesër e përgjithmonë.

Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës. /Lajmi.net/