Haradinaj përkujton Agim Ramadanin në ditëlindjen e tij

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar heroin Agim Ramadani në datën e lindjes së tij.

Lajme

03/05/2018 14:50

“Tre maji lidhet me kujtimin e përjetshëm për Agim Ramadanin, njeriun e penës e pushkës që vulosi një epokë, duke fuqizuar shpirtin kolektiv të shqiptarit. Agimi është me ne edhe në këtë datë të lindjes së tij, siç ishte me ne edhe në datat më të rëndësishme historike të vendit”.

“E nderuar familje e Agimit, jini krenar, sepse ai dhe trimat tjerë, i dhanë lavdi kësaj toke.Do ta kujtojmë gjithmonë tre majin, sepse Agimi ka vetëm ditëlindje!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.