Haradinaj përkujton 77-vjetorin e rënies së Ndue Përlleshit: Lavdi e përjetshme!

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 77-vjetorin e rënies heroike të patriotit shqiptar Ndue Përlleshi. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar Përlleshin si një nga luftëtarët më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, duke vlerësuar qëndresën dhe sakrificën e tij për çlirimin e trojeve shqiptare. “Ndue Përlleshi ishte prej atyre burrave…

Lajme

30/08/2026 19:20

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 77-vjetorin e rënies heroike të patriotit shqiptar Ndue Përlleshi.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar Përlleshin si një nga luftëtarët më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, duke vlerësuar qëndresën dhe sakrificën e tij për çlirimin e trojeve shqiptare.

“Ndue Përlleshi ishte prej atyre burrave që nuk e pranuan kurrë nënshtrimin. Ai zgjodhi rrugën e vështirë të qëndresës, duke e vendosur fatin e atdheut mbi jetën e tij”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, shembulli i Ndue Përlleshit frymëzoi shumë patriotë shqiptarë, të cilët vazhduan rrugën e qëndresës dhe sakrificës për lirinë e trojeve shqiptare.

 “Lavdi e përjetshme Ndue Përlleshit! Nderim për të gjithë ata që dhanë jetën për Shqipërinë dhe trojet shqiptare!”, ka përfunduar Haradinaj.