Haradinaj: Për t’i tërhequr Specialët nga veriu, qeveria Kurti u mor vesh me kriminelët serbë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka dhënë sqarime të mëtutjeshme të “Marrëveshjes për Targat”

Lajme

05/10/2021 22:58

Ai ka thënë se sa për “stickerat” nuk ka pasur nevojë sipas tij fare të ndodhë fare drama që ai thotë që ka ndodhur, sepse marrëveshja ka ekzistuar.

Haradinaj tha se Kurti i ka shfrytëzuar njësitë elite të policisë për çështje të tij zgjedhore.

“Historia ka treguar se kjo forcë ka ditë të bëjë ligjin edhe në Veri, ndërsa Kurti e ktheu këtë forcë nga një forcë që e bënë ligjin, në një forcë të zënë peng”, në Kanal10.

Ai shtoi se për t’u tërhequr policia nga veriu, u desht të merrej vesh qeveria Kurti me kriminelët serb dhe Serbinë, që ishte dëm për sovranitetin e vendit.

Po ju siguroj, që edhe nëse është ba pa qëllim, nuk është në dobi të Kosovës kjo që ka ndodhë. Është bukur e dhimshme. Kurti e fsheh dështimin, por ai e ka pa mirë sa dëmet ja ka ba Kosovës me humbjen e autoritetit të Policisë së Kosovës. Autoritet ligjor atje kanë ba kriminelët në rrugë. Tash ti po e arsyeton me stikersa?”, tha Haradinaj.

“Kallzomni ju mu a mundet me shku sot policia me e pa se qysh është situate. Kjo nuk ka qenë çështje e marrëveshjes me KFOR as me Serbinë. Ka qenë një marrëveshje shumë-palëshe dhe ata ndihen shumë fitues sepse kanë krjuar konservim kundër ligjeve të Kosovës. Kurti nuk don marrëveshje nëse nuk e thirrë përfaqësuesin amerikan në tavolinë”, tha tutje ai. /Lajmi.net/