Haradinaj për sanksionet e SHBA-ve ndaj bandave të veriut: Lajm i shkëlqyeshëm

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi që SHBA-të vunë sanksione ndaj anëtarëve dhe krerëve të bandave kriminale të veriut, përfshirë Milan Radojiçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin.

Lajme

08/12/2021 19:09

Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se mirëpret vendimin në fjalë të SHBA-ve, duke e quajtur “lajm të shkëlqyeshëm”.

“SHBA dhe Kosova janë të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe kjo është një përpjekje e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e krerëve të krimit të organizuar në Kosovë, është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën.

SHBA dhe Kosova janë të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe kjo është një përpjekje e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Vendimi do të ndihmojë misionin tonë të përbashkët për të goditur krimin transnacional në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. /Lajmi.net/