Haradinaj për Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën: Kështu mbrohen ngjyrat e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë ngritur flamurin e Kosovës në piedestal.

Lajme

27/06/2018 20:10

“Vajzat e arta, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, e kanë ngritur sërish flamurin e Kosovës në piedestal, në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018. Kështu mbrohen ngjyrat e Kosovës! Krenar me ju”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Xhudistet kosovare, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë rrëmbyer medalje të arta në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.