Haradinaj për deklaratën e Kurtit: Është skandaloze nëse s’është nxjerrë nga konteksti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë të dhënë për një medium të ndërkombëtar, siç raportohet, ka deklaruar se ambasadori amerikan ka pasur më shumë informacione se ai për situatën në veri. Rreth kësaj deklarate të Kurtit, ka reaguar ish-kryediplomatja Meliza Haradinaj-Stublla, shkruan lajmi.net. Ajo përmes një postimi në Twitter, ka thënë se, nëse…

Lajme

26/11/2022 16:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë të dhënë për një medium të ndërkombëtar, siç raportohet, ka deklaruar se ambasadori amerikan ka pasur më shumë informacione se ai për situatën në veri.

Rreth kësaj deklarate të Kurtit, ka reaguar ish-kryediplomatja Meliza Haradinaj-Stublla, shkruan lajmi.net.

Ajo përmes një postimi në Twitter, ka thënë se, nëse kjo deklaratë e të parit të qeverisë nuk është nxjerrë nga konteksti, atëherë është skandaloze për tu thënë në një medium ndërkombëtar.

“Kjo deklarate nese nuk eshte nxjerre nga konteksti nga gazetari (si jo rralle ne te kaluaren) eshte skandaloze per tu thene per nje medium ndërkombëtar”, ka thënë Haradinaj-Stublla. /Lajmi.net/