Haradinaj: Pas aksionit të pastrimit, nuk do guxojnë të hedhin mbeturina

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur optimist mbi suksesin që ai beson se do ta ketë aksioni i përgjithshëm i pastrimit në Kosovë.

Lajme

29/08/2018 14:34

Ai në konferencën pas takimit që pati me Task Forcën për pastrimin e ambientit në Kosovë tregoi për planin operativ të këtij aksioni

“Institicuonet e vendit jemi duke punuar së bashku që me 15 të fillojmë me aksionin të pastrojmë Kosovën. Aksioni do të zgjasë 3 muaj, deri më 15 dhjetor dhe pas 3 muajve s’kanë me guxu me gjujtë berllog”, tha Haradinaj.

Në anën tjetër, këshilltarja e Haradinaj dhe ish- Ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj tha se aktivitete do të ketë në pushtetin qendror dhe lokal.

“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e kësaj kampanje, është hera e parë  do të jemi bashkë dhe do të krijojmë një vend më të pastër. Kemi detajuar te gjitha aktivitet konkrete nëpër ministri të linjës dhe nëpër komuna”, tha Reshitaj./Kallxo.com