Haradinaj ofron mbështetje për projektet e komunës së Malishevës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite sot në Malishevë, u takua me kryetarin e kësaj komune, Ragip Begaj, të cilit i premtoi mbështetje në realizim e projekteve me rëndësi jetike për qytetarët e kësaj komune.

Lajme

17/07/2019 17:10

Kreu i ekzekutivit u zotua se niveli qendror do ta ndihmojë Malishevën në projektin e furnizimit me energji elektrike, renovimin e ujëmbledhësit dhe çështje tjera.

Postimi i plotë:

Vizitë pune Komunës së Malishevës për të mësuar nga afër për projektet dhe sfidat e qytetarëve, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit qëndror me atë lokal. Me kryetarin Ragip Begaj bashkëbiseduam për progresin e arritur në këtë komune, veçanërisht në avancimin e infrastrukturës, si dhe kthimin e pronave nga AKP tek Komuna për projekte zhvillimore dhe në interesin publik.

Zhvillimi i qëndrueshëm i Malishevës, asistimi i prodhuesve vendorë përmes rritjes së kapaciteteve energjetike, rindërtimi i digës në Mirushë, do ta kenë mbështetjen e Qeverisë. RH /Lajmi.net/