Haradinaj nuk hatërohet që Dardan Molliqaj e kishte akuzuar për haraç

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, është deklaruar pas akuzave që i ka bërë, Dardan Molliqaj.

Lajme

22/08/2019 21:48

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i ka mbetur hatri nga deklaratat e ish-deputetit të PSD-së, Dardan Molliqajt, i cili sa ka qenë në Vetëvendosje ka akuzuar AAK-në dhe ish kryeministrin Ramush Haradinaj për haraç.

Haradinaj në RTV Dukagjini thotë se  këtë term ua kanë mveshur tjerët me qëllim që ta dëmtojnë AAK-në dhe familjen e tij.

Haradinaj nuk e ka mohuar se në AAK ka pas këso dukuri të këqija, por krejt kjo është bërë në mungesë të tij dhe Ramush Haradinajt.