Haradinaj niset për në vendin ku u zhdukën dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashin, si dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Naim Rexhajn, janë nisur për në Kaçanik, në vendin ku u zhdukën dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët dyshohet të kenë rënë në lumin Lepenc.

Lajme

29/04/2018 18:39

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, edhe këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi, i cili tha se Haradinaj së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme dhe drejtorin e Policisë së Kosovës janë nisur për në vendin e ngjarjes.

“Po, kryeministri është nisur për në vendin e ngjarjes, së bashku me ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, tashmë janë afër mbërritjes”, bëri të ditur Matoshi.

Haradinaj edhe më herët priti në takim Gashin e Rexhën nga të cilët u njoftua më afër për ecurinë e kërkimeve për dy policët e zhdukur./Lajmi.net/