Haradinaj ngushëllon familjen e 7 vjeçarit nga Lipjani

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e 7 vjeçarit, i cili u vra dje në Basel të Zvicrës.

Lajme

22/03/2019 11:53

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka ngushëlluar familjen e Mërgimit.

“Ndajë dhembjen e madhe dhe ua përcjellë ngushëllimet më të thella familjes së Mërgimit, 7-vjeçarit të vrarë dje në Basel të Zvicrës. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ju në këto çaste të rënda”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, nxënësi 7 vjeçar I.M., u vra brutalisht të enjten pasdite afër shkollës së tij.

Gruaja që dyshohet se ka kryer krimin është vetëdorëzuar në polici dhe në prokurorinë e vendit ajo e ka pranuar se ka kryer krimin.

Mirëpo, ende nuk dihen arsyet e rastit.