Haradinaj ngushëllon familjarët e mjeshtrit të madh Qerim Sula

Në moshën 69-vjeçare ka ndërruar jetë këngëtari i njohur shqiptar, Qerim Sula.

ShowBiz

31/05/2020 16:45

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka ngushëlluar me këtë rast familjarët, miqtë dhe komunitetin artistik duke thënë se këngët epike të Qerim Sulës kanë lënë gjurmë të pashlyera dhe frymëzim për brezat, shkruan lajmi.net.

“Na paska lënë këngëtari i njohur dibran, “Mjeshtri i Madh” Qerim Sula. Ai përmes këngëve epike, transmetoi vlera atdhetare dhe kombëtare, të cilat mbeten gjurmë të pashlyera dhe frymëzim për brezat. Ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit artistik”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, artisti dibran ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë. Ai ishte këngëtar i këngëve epike në vend, ndërsa mbante edhe titullin “Mjeshtër i Madh”. /Lajmi.net/