Haradinaj nga stadiumin “Fadil Vokrri”: Duam fitore

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është duke e shikuar nga afër ndeshjen Kosovë-Angli.

Lajme

17/11/2019 18:44

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka publikuar disa fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ku shihet se është duke e përcjellur nga afër ndeshjen Kosovë-Angli, shkruan lajmi.net.

Haradinaj ka thënë se është duke e shijuar spektaklin e Dardanëve ku edhe ka kërkuar fitore nga kombëtarja e Kosovës.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Duke shijuar spektaklin që e kanë përgatitur Dardanët sonte dhe atmosferën e rrallë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Duam fitore ??. /Lajmi.net/