Haradinaj, nesër kthehet në Kosovë
Lideri i AAK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj, do të lirohet sonte në mbrëmje ose më së largu nesër në mëngjes.

Lajme
Burime brenda MPJ-së së Kosovës, duke mos dashur të flasin për media tregojnë se Ministria e Jashtme e Sllovenisë i ka garantuar se Haradinaj do të lirohet përfundimisht gjatë orëve të ardhshme dhe se kanë shprehur shqetësime për moskoordinimin e institucioneve sllovene me njëra-tjetrën.
“Deputeti Haradinaj na është thënë se do të lirohet dhe do t’i jepet pasaporta gjatë orëve të ardhshme. Nesër gjatë ditës do të jetë në Kosovë”, thotë ky zyrtar i MPJ-së për lajmi.net.
Sipas tij, autoritetet sllovene janë shprehur të shqetësuara për moskoordinimin e tyre ndërinstitucional dhe për menaxhimin e krejt situatës, prej ndalimit, deri te procedurat përfundimtare para lëshimit të Haradinajt.