Haradinaj: Nëse s’i kanë votat Vetëvendosje të gjejë një kandidat më unifikues se Haxhiu

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar në lidhje me seancën e sotme konstituive e cila dështoi të ketë ndonjë zhvillim. Pas kësaj Haradinaj pati ankesa për vonesat që po bëhen edhe në nisjen e seancave. “Më vjen keq që s’po fillon edhe në kohë. 40 minuta me vonesë kanë pasur gjithë kohën dy ditë…

Lajme

21/04/2025 16:32

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar në lidhje me seancën e sotme konstituive e cila dështoi të ketë ndonjë zhvillim.

Pas kësaj Haradinaj pati ankesa për vonesat që po bëhen edhe në nisjen e seancave.

“Më vjen keq që s’po fillon edhe në kohë. 40 minuta me vonesë kanë pasur gjithë kohën dy ditë e kanë mund që pas 40 minutave me thanë që s’është serioze. Është e vërtetë që në të kaluarën ka pas negocim për kryeparlamentar,tha Haradinaj.

Ai shtoi se nëse duhet vota e opozitës ka logjikë me u diskutu edhe kandidati.

“Por një kandidat më konsensual se zonja Haxhiu. Ne kishim dhënë disa mendime se po të ishin kandidat të tjerë janë potencialisht më të votuar. Jemi të hapur nëse edhe opozita duan të gjejnë një rrugë që me fillu koha për qeverinë, jemi të hapur si AAK.Nëse VV-ja si ka votat për kandidatin e vetë, le të gjejë një kandidat më unifikues”.shtoi ai.

Haradinaj u pyet nëse ka ndonjë deputet që pritet të kalojë tek partia e tij, derisa tha se jo nuk është e vërtetë.

“Jo s’kemi ndonjë zhvillim të tillë që të ketë deputetë të tjerë në partinë tonë. Ne s’kemi ndonjë diskutim.”/Lajmi.net/