Haradinaj: Në vjeshtë mund të marrim lajmin e mirë për vizat

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

Lajme

23/05/2019 14:53

Haradinaj përsëri ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizim të vizave.

“Urime edhe sot edhe çdo ditë. Tani kemi hyr në fazën implementuese. Nuk mendoj që në qershor do ta kemi vendimin. Mirëpo jemi në proces”, ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net.

Ai ka shtuar se në vjeshtë mund të kemi lajmin e mirë për vizat. /Lajmi.net/