Haradinaj në Stacionin e Autobusëve të Prishtinës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar së bashku me anëtarë të partisë së tij sonte në Stacionin e Autobusëve, ku ka bashkëbiseduar me qytetarët që kanë vendosur të largohen nga Kosova.

Lajme

05/02/2015 22:08

Haradanaj me lot në sy ju thoshte qytetarëve se ku po shkoni për në Pejë apo në Prizren, duke shtuar që kjo është një gjendje e dhimbshme.

Ndërsa, qytetarët kanë kërkuar që edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa të vizitojë stacionin e autobusëve dhe të shohë gjendjen e qytetarëve të cilët po largohen nga vendi, shkruan Bota Sot.

Ndërkaq, në një postim në Facebook, Haradianj ka thënë se skenat në stacionin e autobusëve, i kanë kujtuar kohërat më të hershme, kur dhe vet ka qenë emigrantë.

Ai thotë se ajo që i dhemb më shumë është se populli i Koosvës nuk beson se ka të ardhme në vendin e vet.

Më poshtë lexoni deklaratën e plotë të Ramush Haradinajt:

Me dhimbje sonte ndoqa nga afër skenat rrënqethëse të ikjeve nga Kosova. Më kujtojnë kohërat kur disa nga ne ishim vetë emigrantë.

Populli nuk beson se ka të ardhme të ndritur në Kosovë, dhe kjo është dhimbja vetë. Pushteti mbyti shpresën tek shteti. Atë sot qytetari e kërkon kufinjve të Evropës, pa destinacion.

Ftoj Qeverinë që të mos vazhdojë arrogancën dhe indiferencën institucionale ndaj kësaj tragjedie, ashtu siç bëri qe 2 seanca plenare. U bëj thirrje që t’i përvishen punës seriozisht, për implementimin e plotë e të përshpejtuar të rezolutës së miratuar sot në Kuvend për parandalimin e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës.

Mos e shtoni dhimbjen!