Haradinaj në Prekaz: Nderimi s’mjafton!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga invalidë të luftës, veteran e bashkëluftëtarë të UÇK-së, në nderim të Epopesë së UÇK-së, ka bërë sot homazhe në Prekaz, tek varri i komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Lajme

05/03/2015 13:32

“Jemi sot këtu, së bashku me bashkëluftëtarë e kolegë, për të nderuar luftën dhe sakrificën e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes Jashari, por edhe dëshmorëve dhe luftëtarëve tjerë”, ka thënë Haradinaj.

“Ky nderim nuk mjafton, por megjithatë dërgon një porosi, se në rrugën e lirisë, do të rrugëtojmë gjithnjë”, tha kryetari Haradinaj, pas homazheve, thuhet në një komunikatë për media të AAK-së.

Shpëtim Agusholli, invalid i luftës së UÇK-së, gjithashtu ka shprehur nderimin për familjen Jashari dhe komandantin Adem Jashari: “Jemi këtu në nderim të komandantit dhe familjes Jashari, që ka sakrifikuar shumë për lirinë e Kosovës”, tha Agusholli.