Haradinaj në Gllogjan: Është rren se e kemi falur Kullën e Çakorrin, s’preket kufiri – Lajmi.net
Haradinaj në Gllogjan: Është rren se e kemi falur Kullën e Çakorrin, s’preket kufiri
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 11:54, 16 April 2019
Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj tha se Kosova nuk ka falur Kullën e Çakorrin Malit të Zi, respektivisht 8200.

Haradinaj në Gllogjan në përkujtim të Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj dhe invalidi i UÇK-së, Enver Haradinaj, shtoi se secili që thotë se është humbur territor po “rren”, raporton EO.

Madje ai ka garantuar se kufiri i Kosovës nuk do të preket dhe nuk do të ketë ndarje, duke shtuar se Kosova e ka vendin në OKB e NATO.

“Nuk është e vërtet që Kosova e ka fal Çakorrin as Kullën. Ju e dini na nuk i kem deklaruar punët që i kem bo, edhe ushtria ju ka ardhur si befasi, sot kemi ushtri. Nuk u fal Çakorri”.

“Nuk do të lejojmë me u nda Kosova as e mu prek kufiri. Pra do t’i kryejmë punët e Kosovës. Ata që po koriten shumë e kanë për veti, ata që po i bëjnë këto punë do të skuqen”.

“Me planet e Vuçiqit po merren, goditjet që po vijën nën brez të vëllezërve tanë nuk janë të mira, i kem përballuar dhe do t’i përballojmë”.

“Ne jemi të vetëdijshëm se edhe në atë kohë ka qenë zor e janë përzier agjendat, edhe sot po përzihen. Ne kemi me qu Kosovën ku i takon ne familjen e shteteve dhe një shtet në NATO e OKB të vendos si do të sillet me vëllezërit e vet kudo”.

Nga vendlindja e tij në përkujtim të vëllait të vrarë, Haradinaj tha se askush nuk mund dhe nuk ka të drejtë që t’i mohojë krimet serbe në Kosovë.

“Ata që mundohen me i mohuar krimet nuk munden. Ata që mendojnë se munden me na ofenduar  nuk munden. As krenarinë nuk mundet askush me na ofenduar se vjen prej djemve e vajzave ma të mira”.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO