Haradinaj në Gjermani takon deputetin e CDU-së, Roderich Kiesewetter
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, po qëndron në një vizitë pune në Gjermani, me ç’rast sot në Bundestag ka zhvilluar takim pune me deputetin nga radhët e CDU-së, Roderich Kiesewetter - raportues për Ballkanin Perëndimor.
Lajme
Në këtë takim, bashkëbiseduesit kanë folur për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova, zhvillimet ekonomike, sundimin e ligjit, proceset integruese si dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
“Z. Kiesewetter ia përcolla mirënjohjet dhe falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe po i jep Kosovës”, ka thënë Haradinaj në një postim në rrjetin social facebook.
Gjermania, sipas Haradinajt, vazhdon të mbetet partneri i rëndësishëm i Kosovës në rrugën drejt BE-së dhe ne jemi krenarë për miqësinë midis dy vendeve tona.
Lideri i AAK-së tha se janë pajtuar që të punojnë shumë për të forcuar dhe thelluar bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona, në të gjitha fushat, e në veçanti në sundimin e ligjit, ekonomi, siguri dhe integrime evropiane.