Haradinaj: Ndëshkohet viktima e jo vrasësit

Edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka mbetur i habitur me vendimin e gjykatës për shpalljen të pafajshëm të Radovan Radiq dhe Millovan Vllashkoviq, të cilët ishin akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e policit Enver Zymberi.

Lajme

20/04/2015 21:24

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se pa i ditur detajet se çka në të vërtetë posedonte prokuroria, vet arrestimi dhe gjykimi i serbëve dhe, në fund lirimi i tyre, dëshmon se në Kosovë vështirë të besohet se do të ketë drejtësi për qytetarët, pasi ndëshkohet viktima e jo vrasësit.

Lexoni postimin e plotë:

“Pa i ditur detajet se çka në të vërtetë posedonte prokuroria, vet arrestimi dhe gjykimi i serbëve dhe në fund lirimi i tyre, dëshmon se në Kosovë vështirë të besohet se do të ketë drejtësi për qytetarët, pasi ndëshkohet viktima e jo vrasësit.

Shpresoj që drejtësia ndërkombëtare nuk do të krijojë ndonjë gjyq për Heroin e Kosovës, Enver Zymberi, kjo është dëshmia e drejtësisë së mysafirëve të ftuar nga ne.

Megjithatë Enver Zymberi do të mbetet përjetësisht njeri i madh i këtij vendi pa Zot”, ka shkruar Daut Haradinaj.