Haradinaj: Mustafa e Thaçi s’po ofrojnë zgjidhje por spektakle të dhunës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas arrestimit të Dardan Molliqajt të Vetëvendosjes.

Lajme

01/05/2015 16:18

Ai ka thënë se qeveria Mustafa – Thaçi, në kohën kur vendi po përballet me greva dhe pakënaqësi, në vend se të ofroj zgjidhje po ofron spektakle dhune.

“Në kohë grevash dhe shprehje të pakënaqësive kolektive të popullit të Kosovës, qeveria e tandemit Mustafa-Thaçi, në vend të ofrimit të zgjidhjeve, po i ofrojnë Kosovës spektakle dhune. Në asnjë mënyrë nuk e kontestojmë të drejtën që drejtësia të funksionojë, por veprimet e tilla, si sot, më tepër duken si shprehje e nervozes dhe dëshprimit që protesta e fundit ishte paqësore”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai më tej ka thënë se ky pushtet, me vetëdije apo pa të, po vihet çdo ditë e më shumë në funksion të dhunës.