Haradinaj merr ftesë nga Specialja, jep dorëheqje nga posti i kryeministrit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Lajme

19/07/2019 16:12

Shkak për këtë është ftesa nga Gjykata Speciale.

Lajmin ai e ka bërë të ditur pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se ftesë nga Specialja ka marrë si i dyshuar.

“Në Hagë do të shkoj si Ramush Haradinaj, t’i dalë përballë shpifësve ashtu si e kërkon nderi i një  luftëtari të UÇK-së”, tha Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

“Shteti im është Kosova e paprekshme, me multietnicitet, me shumë gjuhësi, me territor e kufi, Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndarja apo Dodik-Republika janë të papërballueshme për Kosovën”, tha Haradinaj.

Lajmi në përditësim…