Haradinaj: Me Thaçin s’jemi copë – copë, Ramën e kam vëlla por mos të më përzihet në punët e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për përplasjet e fundit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Lajme

15/05/2019 21:24

Haradinaj ka thënë se i ka vëllezër të gjithë shqiptarët.

Por, shton se qëndrimet e tij janë qëndrime të një shteti, dhe se Edi Rama si kryeministër duhet të dijë si t’u qaset këtyre qëndrimeve.

“Unë i kam vëllezër të gjithë shqiptarët në Shqipëri e Maqedoni, por qëndrimet e mia janë të një shteti, dhe Edi Rama duhet të dijë si t’u qaset këtyre qëndrimeve. Ai thoshte heqne taksën. S’ndodh asgjë në Ballkan pa Uashingtonin”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai ka kërkuar që askush të mos bëjë presion për vendimet e Qeverisë, siç është edhe taksa ndaj produkteve serbe e boshnjake.

Ai ka folur edhe për përplasjet e kohëve të fundit me presidentin Hashim Thaçi.

“Nuk jemi copë – copë. Unë e kam kontratë Kushtetutën e Kosovës, dhe mbrojtjen e vendit ashtu siç e shpalli Pavarësinë”, shtoi Haradinaj në Tv Dukagjini.