Haradinaj me Aniten dhe fëmijët në stadium për ndeshjen Kosovë-Angli

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj së bashku më familjen janë përgatitur për të ndjekur ndeshjen Kosovë- Angli, e cila luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lajme

17/11/2019 15:41

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se së bashku më bashkëshorten e tij Anitën dhe fëmijët janë gati për t’ju bashkuar Dardanëve, për spektakël sonte, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Kosova dhe Shqipëria presin në shtëpi miq të mëdhenj, Anglinë dhe kampionin aktual botëror Francën. Pavarësisht rezultatit, krenar që jemi pjesë e arenës ku shkëlqejnë yjet e futbollit botëror. Me Anitën dhe fëmijët, të gatshëm që t’u bashkohemi Dardanëve, për spektakël sonte. Forca ???? RH /Lajmi.net/