Haradinaj: Le ta dinë Evropa dhe Amerika se të izoluar nuk na duhet liria

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk dëshiron liri që izolon Kosovën.

Lajme

16/06/2019 14:04

Haradinaj po ashtu ka thënë se do të mbyllin çdo temë që është hapur me Malin e Zi, siç tha ai, edhe problemin në Kullë e Qakorr.

“Nuk dëshirojmë liri që izolon Kosovën. Ne kemi luftuar për lirinë që ta gëzojmë të gjithë. Le të din krejt Evropa edhe Amerika se nuk na duhet liria të izoluar. Ne jemi të interesuar të krijojmë marrëdhënie të mira edhe me Malin e Zi dhe jemi që të mbyllim çdo temë që e kemi të hapur. Edhe problemin në Kullë e Qakorr”, ka Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit po ashtu tha se janë të interesuar të krijojnë fqinjësi të mirë edhe me Serbinë, dhe se synojnë njohjen reciproke, por, siç theksoi ai, assesi duke vënë në dyshim statusin e Kosovës.

“Jemi të interesuar të jetojmë në fqinjësi të mirë edhe me Serbinë, por jo duke biseduar për status, sepse është mbyll në vitin 1999. Ne duhet ta zgjidhim me ta vetëm çështjen e njohjes. Mos të pret më askush që kërkon paqe dhe stabilitet në Ballkan në kurriz të lirisë së Kosovës”, tha tutje Haradinaj.

Haradinaj këto komente i bëri në 20-vjetorin e çlirimit të Pejës dhe Deçanit, në qytetin e Pejës, ku edhe është bërë zbulimi i shtatores së Heroit të Kombit gjeneral-major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës. /Lajmi.net/