Haradinaj: LDK i luajti rendet
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me kërkesat e LDK-së për postin e kryeministrit.

Lajme
“LDK i luajti rendet, po sonte kemi për tu parë në ora 20:00 në takim. I kam treguar Isës e LDK-së se së bashku mundemi me e ndryshu gjendjen. Po tash të shohim se si t’ia lidhim kryet kësaj pune”, raporton TherandaPost, duke iu referuar fjalëve të Haradinajt në këtë takim.
Ndërsa, pyetjes se ka mundësi që të shkohet në zgjedhje, Haradinaj është përgjigjur duke thënë se nuk ka logjikë që të shkohet në zgjedhje të reja.