Të Infektuar: 224

Të Shëruar: 37

Të Vdekur: 6

Haradinaj: LDK i çoi paratë e autostradës nëpër komunat e veta, Zharku fajtori kryesor për 53 milionëshin

13:17 | 5 Korrik 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka raportuar para deputetëve për 53 milionët që i janë dhënë Bechtel Enkas

Haradinaj vlerësoi se borgjin e Bechtel Enkas e ka gjetur si bombë në tavolinë që ia ka lënë partia e Isa Mustafës.

Këtë të fundit e akuzoi se paratë për projektin e Bechtel Enkas, i kishte investuar nëpër komunat e veta ku qeverisë, raporton lajmi.net.

“Bombat mi ka lanë në tavolinë.  Në vitin 2015 i kanë shtu 30 projekte pa planifikuar. Kanë desht mi çu do pare në komuna të vetat. Në vitin 2016 janë shtuar 111 projekte të reja që po na shet moral sot i ka dërguar te Gazmend Muhaxheri e Agim Veliu. 2017 janë shtuar 123 projekte të paparapara qysh LDK-ja ka planifku për komuna të veta”, deklaroi  kryeministri i vendit.

Ai akuzoi Lutfi Zharkun se është fajtori kryesor për shkaktimin e këtij borxhi.

“Nëse ka ni njeri që e ka fajin është Lutfi Zharku. Pse LDK-ja nuk e përmbylli këtë borxh”, theksoi tutje Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit gjithashtu deklaroi se nëse ky rast do të shkonte në Arbitrazh, atëherë Kosova do të dështonte.

Sipas tij LDK-ja është dashur ta paguajë borxhin fillestar, e jo të paguajë para për komunat e veta

“30 minuta jau ngova pallavrat. Fajtor janë Isa Mustafa, Avdullah Hoti e Lutfi Zharku”, deklaroi Ramush Haradinaj.

Ndryshe nga Haradinaj në fjalën e tij ish-ministri Lutfi Zharku kërkoi shkarkimin e Pal Lekajt. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Zharku kërkon nga Haradinaj shkarkimin e Lekajt dhe anulimin e vendimit për 53 milionë euro