Haradinaj lavdërohet pak në 23 vjetorin e AAK-së së Klinës: Aty ku qeverisim ne, jemi shembulli më i mirë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Klinë, sot ka shënuar 23-vjetorin e themelimit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me këtë rast ka thënë se AAK me kryetarin Zenun Elezaj, Klinës i ka dhënë qeverisjen shembullore. “Për disa mandate me radhë, Aleanca qytetit të Klinës po i ofron qeverisjen shembullore. Kryetari Zenun Elezaj me…

Lajme

02/06/2023 23:41

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Klinë, sot ka shënuar 23-vjetorin e themelimit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me këtë rast ka thënë se AAK me kryetarin Zenun Elezaj, Klinës i ka dhënë qeverisjen shembullore.

“Për disa mandate me radhë, Aleanca qytetit të Klinës po i ofron qeverisjen shembullore. Kryetari Zenun Elezaj me ekipin e tij i kanë dhënë shtytje të jashtëzakonshme përparimit dhe zhvillimit të këtij qyteti”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka falënderuar të gjithë ata që ndër vite kanë kontribuuar që AAK-n ta ngrisin si forcën e parë politike në Klinë.

“Sot, u mblodhëm në shënim të 23-vjetorit të themelimit të degës së AAK-së në Klinë, për t’i falënderuar gjithë ata që kontribuuan ndër vite, që Aleancën ta ngrisin si forcën kryesore politike në nivelin lokal, të vendosur për të vazhduar me punët e mira për qytetarin.Klinë, urime 23-vjetorin e Aleancës!”, është shprehur Haradinaj.