Haradinaj kujton triumfin ndaj Tribunalit të Hagës

Sot bëhen 2 vjet kur Ramush Haradinaj përfundon procesin gjyqësor në Hagë, ku pas një gjykimi të gjatë ai shpallet i pafajshëm

Lajme

29/11/2014 11:45

Ramush Haradinaj i cili gjatë luftës në Kosovës ishte njëri ndër komandantët kryesor të UÇK-së, sot kujton triumfin e tij kur para dy vjetësh ishte shpallur i pafajshëm nga akuzat që kishte ngritur Tribunali i Hagës.

Haradinaj në një postim në Facebook, ka shkruar se ky gjykim për të dhe familjen e tij ishte i rëndë dhe i gjatë. Ai ka thënë se lufta e UÇK-së do të mbete e drejtë dhe e shenjtë.

“Sot u bënë dy vjet që nga vendimi i dytë i Tribunalit të Hagës për lirimin nga të gjitha pikat e akuzave që ishin ngritur kundër meje dhe ish-bashkëluftëtarëve në procesin e rigjykimit”.

“Më duhet ta pranojë se procesi i stërzgjatur i gjykimit dhe rigjykimit në Tribunalin e Hagës ka qenë shumë i vështirë dhe i dhimbshëm për mua dhe familjen time”.

“Durimi dhe besimi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë vetëm luftë të drejtë për liri dhe nuk ka kryer krime për të cilat jemi akuzuar padrejtësisht por edhe mbështetja dhe besimi i plotë në drejtësinë ndërkombëtare sot dy vjet përfundimisht u shpërblye me vendimin e drejtë dhe të merituar: shpalljen të pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”.

“Lufta jonë për liri dhe pavarësi ishte dhe do të mbetet e drejtë dhe e shenjtë”.