Haradinaj kujton prioritetet e Qeverisë: Fuqizimi i sundimit të rendit e të ligjit

Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka marrë pjesë në takimin e Grupit Koordinues për diskutimin e ekonomisë joformale.

Lajme

19/04/2019 12:31

“Së bashku me ministrat e linjës dhe akterët përgjegjës, u dakorduam se Kosovës i duhet një mobilizim i shtuar dhe luftë e pakompromis kundër informalitetit”, ka thënë Haradinaj.

Përmes Facebook-ut, kryeminsistri ka shkruar se fuqizimi i rendit e ligjit është prioritet i qeverisë.

“Fuqizimi i sundimit të rendit e të ligjit, si prioritet parësor i Qeverisë, përfshinë edhe luftën kundër ekonomisë joformale, e cila ushqen krimin dhe demotivon bizneset e rregullta, duke goditur kështu buxhetin e shtetit dhe funksionimin e ligjit”, ka shkruar ai në Facebook.

Lidhur me këtë veprimtari i pari i Qeverisë ka thënë se kanë ndërmarrë disa veprime.

“Qeveria e Kosovës ka ndërmarr masa, përfshirë rishikimin e Strategjisë për luftimin e ekonomisë jo-formale, hartimin e koncept dokumentit për largimin e barrës administrative, si dhe hartimin e miratimin e ligjit për inspektime”.

“Krahas këtyre masave, kam filluar nismën për të identifikuar intervenimet specifike për luftimin e ekonomisë jo-formale me qëllim të zvogëlimit të konsiderueshëm të saj deri në fund të vitit 2019”.