Haradinaj kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Kishin ideale të kristalta atdhetare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci në 23-vjetorin e rënies.

Lajme

22/09/2021 09:26

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Fehmiu e Xheva kishin ideale të kristalta atdhetare.
“Heroizëm i rrallë. Ideale të kristalta atdhetare. Njëzetetre vjet nga rënia e Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre Fatime Hetemi e Shefqet Zeka”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/