Haradinaj kthehet në bazë: Deçani ka nevojë për mua

Daut Haradinaj të mërkurën është zgjedhur kryetar i Degës së AAK-së në Deçan. Ai ka thënë se ishte i nevojshëm rikthimi i tij në krye të Aleancës në Deçan për të qenë zë i fuqishëm i zgjedhjes së problemeve të qytetarëve në këtë komunë.

Lajme

11/06/2015 07:48

Haradinaj nuk e ka mohuar mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme lokale të jetë edhe kandidat për kryetar të komunës së Deçanit, shkruan ‘Epoka e re’.

Ai e ka kritikuar pushtetin qendror, qeveritë të cilat nuk janë drejtuar nga AAK-ja, se e kanë lënë anash rajonin e Dukagjinit sa iu përket investimeve kapitale.

Duke folur për procesin e brendshëm zgjedhor i cili po mbahet në AAK, ai ka thënë se ky proces zgjedhor do ta fuqizojë më shumë partinë.