Haradinaj: Kosova po shkon në zgjedhje prej zorit, jo prej qejfit – VV e shkeli me këmbë vullnetin e qytetarëve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me procesin zgjedhor në vend, duke thënë se Kosova po shkon në zgjedhje “jo prej qejfit, por prej zorit”. Ai ka kritikuar fituesit e zgjedhjeve të shkurtit, duke i akuzuar se “në vend se ta realizonin rezultatin dhe t’i formonin institucionet, u përcaktuan…
Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me procesin zgjedhor në vend, duke thënë se Kosova po shkon në zgjedhje “jo prej qejfit, por prej zorit”.
Ai ka kritikuar fituesit e zgjedhjeve të shkurtit, duke i akuzuar se “në vend se ta realizonin rezultatin dhe t’i formonin institucionet, u përcaktuan për bllokadë”, transmeton lajmi.net.
“E shkelën me këmbë vullnetin qytetar dhe e bllokuan shtetin,” ka deklaruar Haradinaj, duke shtuar se situata aktuale zgjedhore është pasoja e asaj bllokade.
Sipas tij, zgjedhjet e reja janë mënyra e vetme për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje. “Këto zgjedhje janë rruga për të dalë nga logjika e bllokadës dhe unë jam i bindur se ky drejtim do të marrë fund një herë e mirë,” ka theksuar lideri i AAK-së.
Ai e ka përmbyllur reagimin me mesazhin: “Krah teje e kundër bllokadës!”./lajmi.net/