Haradinaj: Kosova pagoi çmim të lartë për liri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kujtoi 21-vjetorin e masakrës së 27 shqiptarëve në lagjen Tusuz të Prizrenit.

Lajme

26/05/2020 08:13

Me rastin e 21-vjetorit të masakrës së lagjes Tusuz në Prizren, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se forcat serbe kryen gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës në vitin 1999 dhe masakrimi i 27 shqiptarëve të pafajshëm është dëshmi, shkruan lajmi.net.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Kosova e ka paguar çmimin e lartë për liri.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Të vetëdijshëm se po e humbin luftën, në fundin e majit të vitit 1999, forcat serbe vazhduan gjenocidin mbi shqiptarët në Kosovë.

Pak javë para Çlirimit, u ekzekutuan njëzeteshtatë shqiptarë të pafajshëm në lagjen Tusuz të Prizrenit.

Kosova ka pagu çmim të lartë për liri dhe është përgjegjësi e jona që të çojmë drejtësinë në vend për dënimin e të gjitha krimeve serbe. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës!. /Lajmi.net/