Haradinaj: Kjo qeveri duhet të shkojë, për të na i hapur dyert Berlini
Deklarata e deputetit gjerman, Michael Brand, lidhur me Qeverisjen e Hashim Thaçit, është komentuar edhe nga Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lajme
Ai në një postim në profilin e tij në Facebook, ka thënë se me këtë qeverisje aktuale, Gjermania do t’i mbyllë dyert për Kosovën.
“Debati dhe sidomos Deklarata e djeshme e Deputetit gjerman nga radhët e CDU-së, Michael Brand i cili njëkohësisht është edhe Kryetar i Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Komision ky i cili në Bundestag ka ndikim të madh, për Qeverinë e Kosovës është edhe një shenjë alarmi për gjendjen në të cilën vendi po kalon. Dhe paraqet një ftesë për ndryshimin që vendit i duhet”.
“Kosova ka nevojë jetike për një shtet dhe komb mik siç është Gjermania. Kjo Qeveri duhet të shkojë që Berlini të na i hap dyert”.
“Me qeverisjen e deritashme Kosovës edhe më tej do t\’i mbyllen dyert nga ky vend aleat që ka bërë kaq shumë për vendin tonë. Prandaj na duhet ndryshim, Drejtim i Ri”.