Haradinaj: Kemi ende shumë punë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga deputetw dhe struktura të kësaj partie në shënimin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka bërë homazhe në kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz.

Lajme

17/02/2020 11:56

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Prekazi është historia jonë e re por e lavdishme.

Nga Prekazi, ai dërgoi porosinë duke thënë se është arritur shumë, por duhet punuar tutje sepse shtetin e Kosovës e presin shumë punë.

“Edhe sot dhe çdoherë shprehim respekt për flijimin dhe sakrificën e familejs Jashari. […] Jemi këtu në Prekazin e historisë sonë të re por të lavdishme të komandantit legjendar, Adem Jashari do të vazhdoj në Pejë dhe Gllogjan. Porosia e vetme për të gjithë ne është se kemi arritur shumë, por të ecim përpara më tutje se ende kemi shumë punë”, theksoi Haradinaj, transmeton Kosova Press.

Prej mëngjesit homazhe në nder të familjes Jashari në këtë 12-vjetor të pavarësisë së Kosovës në Prekaz kanë bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani.