Haradinaj: Ka ardhur koha që Thaçi të jap diçka në interes të Kosovës

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se ka ardhur koha që kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, të jep diçka prej vetes së tij në interes të Kosovës.

Lajme

28/10/2014 14:56

I shpejtë ka qenë reagimi i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ndaj deklaratës së sotme të kreut të PDK-së Hashim Thaçit.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Thaçi kishte shkruar se “koha kur Kosova është qeverisur nga liderë që përjetësisht nuk kanë arritur të fitojnë numra dyshifrorë në zgjedhje”, duke aluduar kështu në kreun e AAK-së.

Mirëpo, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po pretendon pozitën e kryeministrit nga koalicioni LAN dhe Vetëvendosje, në një prononcim për Express, në përgjigje të këtyre deklaratave të Thaçit, ka thënë  se pret që kreu i PDK-së të jetë konstruktivë në opozitë.

“Ka ardhur koha që Z. Thaçi të japë diçka prej vetes së tij në interes të Kosovës. Presim të jetë opozitë konstruktive”, ka thënë për Express, Haradinaj.