Haradinaj iu bën thirrje shqiptarëve në Maqedoni të Veriut që të bëhen bashkë

Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar fituesit e zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut.

Lajme

16/07/2020 18:49

Ramush Haradinaj, duke uruar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për fitoren e tyre në zgjedhje, ka kërkuar që të bashkohen.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj iu ka bërë thirrje të gjithë liderëve shqiptarë që të bashkohen për të mirën e shqiptarëve, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Maqedonia Veriore përmbylli me sukses procesin e zgjedhjeve parlamentare. Partitë politike dhe qytetarët, me maturi e kulturë politike, treguan orientimin e tyre për shtet që respekton vlerat universale të demokracisë.

Duke përgëzuar të gjitha partitë për rezultatet, në veçanti uroj të gjithë ata që fituan besimin e shqiptarëve për të përfaqësuar interesat e tyre.

Edhe njëherë, ju bëj thirrje liderëve shqiptarë që për hir të votuesve të tyre, të bashkohen për qeverisjen e vendit. /Lajmi.net/