Haradinaj, Isa Mustafës: Ke rënë në lajthitje nga njerëzit që i ke afër

16:51 | 18 Shtator 2019

Daut Haradinaj ka vazhduar polemikat me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Ky i fundit në reagimin e tij ndaj Haradinaj kishte thënë se Haradinaj është nxituar për deklaratat se në Qeverisjen e vet, është diskutuar për shkëmbim territoresh, shkruan lajmi.net.

“Në qeverisjen time nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh. Ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar dhe nuk janë trajtuar. Në qoftë se dikush i ka pasur në kokë, unë nuk ia kam lexuar dhe as që do të dëshiroja t’ia lexoj”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa.

Mirëpo i shpejtë ka qenë reagimi i Haradinajt. Ai ka thënë se Mustafa ka rënë në lajthitje nga ata që i mbanë afër vetës.

“E pashë reagimin e nxituar të z.Isa Mustafa, unë kam pasë dhe kam etikë por si duket të kanë lajthitë ata që i mbanë afër vetës. Ata që nuk të votuan mos i lejo me të këshillu. Unë asnjëherë nuk e shkeli kodin etik të Shqiptarit”, është përgjigjur Haradinaj. /Lajmi.net/