Haradinaj insiston për taksën: Nëse hiqet, shumë njerëz mbesin pa punë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po vazhdon të insistojë në mbajtjen e taksës.
Lajme
Madje, po thotë se nëse ajo hiqet, shumë punëtorë do të mbesin pa punë, shkruan lajmi.net.
Kështu tha Haradinaj edhe pasi që vizitoi një fabrikë në Gjakovë, bashkë me kryetarin e kësaj komune, Ardian Gjini.
Ish-kryeministri Haradinaj po vazhdon të jetë i vetmi politikan në Kosovë që me ngulm po kërkon mbajtjen e taksës ndaj mallrave serbe, ani pse e kundërta po kërkohet nga SHBA-të.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Sot në Gjakovë, i shoqëruar nga kryetari Ardian Gjini dhe bashkëpuntorë, vizituam fabrikën “IMN BAU BLOCK”, e cila që nga vendosja e taksës ka arritur 25% rritje të tregut dhe të prodhimit. Nëse taksa hiqet nga 174 puntorë sa janë tani, dhjetëra prej tyre do ta humbin vendin e punës. Po sot, u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues të AAK-së në Gjakovë, si dhe në nëndegën Lipovec u shpallën të hapura zgjedhjet e brendshme të partisë.
“Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”. /Lajmi.net/