Haradinaj ia feston ditëlindjen djalit në Kryeministri

Djali i kryeministrit Ramush Haradinaj, Trimi, sot ka festuar ditëlindjen me shokët e shoqet e tij në Qeverinë e Kosovës.

Lajme

24/01/2019 17:32

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zyrën e tij si duket e ka kthyer në shtëpi, shkruan lajmi.net.

Kjo për faktin se sot Haradinaj ia ka festuar ditëlindjen djalit të tij, Trimit, në ambientet e kryeministrisë.

Madje vet kreu i ekzekutivit, ka publikuar fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ku shihet se në zyrën e tij kishte edhe shumë shokë e shoqe të djalit të tij, Trimit.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Çaste të hareshme me shokët e shoqet e Trimit për ditëlindjen e tij.

Secila ditë e jona i dedikohet ardhmërisë së sigurtë dhe të begatë të të gjithë fëmijëve të Kosovës.

Të bekuar qofshi.

E ti Trimi im, guxo në jetë!. /Lajmi.net/