Haradinaj i tronditur pas vrasjes dhe plagosjes së policëve në Zhur të Prizrenit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se me shqetësim të madh e ka marrë lajmin e shpërthimit të një eksplozivi në Zhur të Prizrenit dhe të humbjes së jetës në krye tē detyrës të policit Sami Thaçi.

Lajme

28/01/2020 23:33

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë që i bën thirrje organeve të rendit të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë këtë situatë.

Më poshtë postimi i plotë:

I tronditur me lajmin për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës, plagosjen e dy të tjerëve dhe një fëmije nga një shpërthim i një mjeti eksploziv në Zhur të Prizrenit.

Ftoj organet e rendit që të zhvillojnë hetimet dhe të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë këtë situatë dhe për të sjellë para drejtësisë, përgjegjësit e këtij akti.

Ngushëllime për familjen e policit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit!