Haradinaj i thur lavde Shqipërisë: Mbështeti Kosovën pa u kursyer në të gjitha fazat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim njohës Ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Haradinaj ka thënë se me Amabsadorin Malaj kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë, Shqipëri e rajon. “Kënaqesi ta presim në takim njohës, Ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, z.…

Lajme

05/12/2023 13:22

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim njohës Ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Haradinaj ka thënë se me Amabsadorin Malaj kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë, Shqipëri e rajon.

“Kënaqesi ta presim në takim njohës, Ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj. Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë, me Ambasadorin Malaj diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike”, ka thënë Haradinaj pas takimit.

Haradinaj ka shtuar se Shqipëria gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit në Kosovë.

“Shqipëria gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv duke qenë mbështetëse e pakursyer e Kosovës në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit të saj”, është shprehur Haradinaj.