Haradinaj i reagon Lajçakut: Ta kam dërguar një hartë të saktë të Ballkanit Perëndimor

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla i ka reaguar emisarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak në lidhje me një hartë që ky i fundit po mban në zyrë, e ku Kosova po paraqitet pjesë e Serbisë.

Lajme

25/02/2021 16:07

Me anë të një postimi në Twitter, Haradinaj ka thënë se ia ka dërguar Lajçakut një hartë  të saktë të Ballkanit,  shkruan lajmi.net.

Madje ka thënë se të punosh me harta çfare ka Lajçak, sipas saj është krejtësisht jo-profesionale.

Postimi i plotë:

Hartat kanë rëndësi! Kuptova se ke nevojë për një hartë të saktë të WB6 (gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor), prandaj ta dërgova një me korrier diplomatik. Të punosh me harta të zombive është tërësisht joprofesionale, së këndejmi e mangët. Sa më gjatë që e shmang hartën që ta bëra dhuratë, aq më gjatë puna jote do të jetë dështim. /Lajmi.net/