Haradinaj i përgjigjet Veselit: Qëndrimet e ndryshme për taksën e kanë dobësuar Kosovën

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli lidhur me deklaratën e mbrëmshme për taksën.

Lajme

17/07/2019 11:48

Sipas Haradinajt, qëndrimet e ndryshme për taksën e kanë dobësuar shtetin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Siç u shpreh Haradinaj, nuk është me rëndësi jetëgjatësia e koalicionit, por mbrojtja e interesit nacional.

“Nuk e kam takuar qe një kohë, takohemi kohë pas kohe por mendoj se e ka qasjen e gabuar edhe Thaçi dhe këta që e kanë dobësuar Kosovën sa që Serbia sot me qit kushte për me ardh në tavolinë dhe këta njerëz që e kanë udhëhequr vendin, nuk pranoj me qit kushte Serbia për dialogu”, ka thënë ai.

Madje siç tha kryeministri, ai flet me SHBA-në si me familje, por të njëjtës duhet t’i tregosh se ku pot të dhemb. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Veseli: Serbia të reflektojë, Kosova është shtet i pavarur