Haradinaj i përgjigjet Hotit, ia transmeton qëndrimin e Gjermanisë për Taskë Forcën kundër korrupsionit
Kryeministri Avdullah Hoti dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk po ndalën se polemizuari lidhur me shuarjen e task forcës antikorrupsion.

Lajme
Partneret e koalicionit kanë zgjedhur rrjetin social facebook për të shfaqur mospajtimet për këtë çështje, dhe jo zyrën e qeverisë, shkruan lajmi.net
Para pak minutave, kryeministri i është përgjigjur kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, duke thënë se shuarja e taks forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës nuk e zbeh luftën ndaj korrupsionit. Ka thënë se të gjithë policët që kanë qenë në task forcë do të punojnë sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale.
Por, Haradinaj këmbëngul në bindjen e tije se shuarja e task forcës ka qenë gabim.
“Bashkpartiakët tuaj edhe mund t’ju tolerojnë, por, ky është qëndrimi i shtetit aleat që është vendimmarrës për liberalizim të vizave: Fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/
Vazhdon përplasja në distancë, Hoti i përgjigjet sërish akuzave të Haradinajt