Haradinaj i palëkundur në qëllimet e tij

Ramush Haradinaj ka takuar sot kryesinë e Partisë për të diskutuar lidhur me zhvillimet politike. 

Lajme

31/10/2014 14:45

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, vazhdon të qëndrojë i vendosur në të drejtën e bllokut LDK-AAK-Nisma dhe VV për t’i krijuar institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit.

Përkundër zërave brenda partisë partnere në këtë bllokë, LDK-së, të cilë kërkojnë që pozita e kryeministrit t’i takojë Isa Mustafës, i nominuari me marrëveshjen e mëhershme, Haradinaj, duke i palëkundur.

Ai takoi sot forumin e zgjeruar të partisë, Kryesinë dhe Kryetarët e Degëve, me të cilët diskutoi për zhvillimet aktuale, situatën e gjithmëmbarshme politike dhe ndërtimin e institutcioneve të vendit.

Kryesia dhe kryetarët e degëve të AAK-së i dhanë mbështetje të plotë kryetarit Haradinaj në angazhimet e tij, bashkë me koalicionin e shumicës parlamentare, për ndërtimin sa më të shpejtë të institucioneve të vendit, konform marrëveshjen së partnerëve të koalicionit, thuhet në një komunikatë të AAK-së.

Kryetari Haradinaj edhe një herë konfirmoi qëndrimet e deritashme të koalicionit të shumicës dhe vendosmërinë që konform marrëveshjes ta përmbyllin procesin për ndërtimin e institucioneve të vendit.