Haradinaj i ndan medaljen “Skënderbeu” ish-ambasadorit Walker
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka pritur sonte ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, William Walker, të cilit i ka ndarë medaljen “Skënderbeu”.
Lajme
Haradinaj thotë se gjatë takimit kanë zhvilluar një bisedë emocionale, duke kujtuar kohët e vështira të Kosovës, në të cilat kohë Walker i qëndroi përkrah Kosovës.
“Kosova është me fat që në rrugëtimin e saj historik, ka pasur përkrah miq dhe aleatë, siç është Walker dhe populli amerikan”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Zhvillova një bisedë emocionale me ambasadorin William Walker, duke kujtuar kohët e vështira të Kosovës, në të cilat kohë, ai na qëndroi përkrah duke treguar dhe mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë.
Shpreha falënderim për angazhimin e tij të palodhshëm për të bashkuar diasporën tonë, në të mirë të vendit dhe për të ngritur çështjen kombëtare.
E nderova me medaljen Skenderbeu, në ditën e kalimit në amshim të kryeheroit Gjergj Kastrioti.
Kosova është me fat që në rrugëtimin e saj historik, ka pasur përkrah miq dhe aleatë, siç është Walker dhe populli amerikan.
Gjithmonë falënderues dhe mirënjohës! /Lajmi.net/